Kurti intervistë për CNN: “Fajin” e kanë ndërkombëtarët, vetë na njohën zgjedhjet në veri

schedule23:05 - 30 Maj, 2023

schedule 23:05 - 30 Maj, 2023

Në një intervistë për median amerikane CNN me gazetaren Isa Sores , kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se nuk do të tërhiqet dhe të largojë trupat e policies nga komunat në veri të Kosovës.

Kurti u shpreh se në një kohë trazirash është e nevojshme që të sigurohet se këto komuna janë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Policia duhet te jetë e pranishme në një numër të vogël në çdo komunë të Kosovës siç është në 34 komuna në vendin tone. Por nëse ka situata trazirash dhe dhune, unë nuk mund të lejoj që të kem vetëm një numër të vogël policësh jashtë këtyr komunave. Kam nevojë të kemi një numër të konsiderueshëm policësh që të garantojnë zbatimin e ligjit. Komunat e Veriut të Kosovës duhet të jenë për të gjithë qytetarët”, theksoi Kurti.

I pyetur mbi deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken   nga një tjetër media ndërkombëtare, ajo britanike “The Guardian”  sa i përket kërkesës që ai i bëri Kurtit për të shmangur tensionet në veri dhe për tu fokusuar në dialog, kryeministri i Kosovës deklaroi se është një deklaratë jo vetëm e padrejtë por edhe e gabuar, lënduese dhe shuma navive.

Albin Kurti deklaroi më tej në intervistën për CNN se ishin ndërkombëtarët ato të cilët njohën rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe se  tani duhet që kryetarët e komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrën e tyre në institucionet zyrtare.

“Të gjithë aleatët ndërkombëtar kanë njohur zgjedhjet  që kemi mbajtur në veri të Kosovës. Kur ti pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve duhet të kuptosh se kryetarët e zgjedhur duhet të shkojnë në komunat përkatëse. Kush duhet të jetë në ndërtesat e këtyre komunave nëse nuk janë kryetarët e zgjedhur”, deklaroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se qeveria e tij po punon ngushtë me aleatët perëndimorë, veçanërisht me SHBA dhe BE si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës për të gjetur një zgjidhje të duhur për situatën. Kurti deklaroi se nuk do të pranojë të dorëzojë republikën demokatike të Kosovës në duar e milicisë fashiste serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!