Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në veri të Kosovës, EULEX: Përshkallëzimi i fundit është shqetësues dhe i papranueshëm

schedule10:07 - 30 Maj, 2023

schedule 10:07 - 30 Maj, 2023

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) këtë të martë në një reagim për mediat është shprehur se përshkallëzimi i fundit i dhunës në veri të Kosovës është shqetësues dhe i papranueshëm.

“Situata e sigurisë atje është ende e tensionuar dhe kjo është një shkak për shqetësim të madh. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë me maturi, të shmangin dhunën dhe të marrin masa për të de-përshkallëzuar këtë situatë të tensionuar. Paqja duhet të rivendoset urgjentisht në interes të të gjithëve komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Eulex për Tanjug.

Ndër të tjera EULEX, ka theksuar se do të vijojë të punojë “me vendosmëri për të mbështetur stabilitetin e Kosovës“, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes patrullave të shtuara të zbulimit dhe në “bashkëpunim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe KFOR-i”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!