Pavarësisht se “bardheblutë” e tij nuk arritën dot të shpalleshin Kampionë të Shqipërisë, duke humbur kampionatin në “frymën e fundit” ndaj rivalëve të Partizanit, “bomberi” i Tiranës, Florent Hasani ka arritur të sjellë një “trofe” në kampin e kryeqytetasve.
Sulmuesi 26-vjeçar me origjinë nga Vushtria e Kosovës fitoi trofeun personal të “Këpucës së Artë”, teksa arriti të shënojë plot 16 gola në këtë sezon të Abissnet Superiore, duke lënë pas lojtarë të Partizanit, Egnatias, Laçit e Erzenit.
Kështu, në vendin e 2-të të renditjes është braziliani i “demave të kuq”, Victor da Silva me 13 gola, ndërsa pas tij rreshtohen, Nonato i Erzenit, Dëamema i Egnatias dhe Guindo i Laçit, me nga 11 gola respektivisht. /i.m /abcnews.al