Pas një dite me tensione dhe dhunë, sot qytetarët serbë ka nisur të grumbullohen sërish në 3 komunat në veri të Kosovës.
Policia bën me dije se situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok aktualisht është e qetë.
“Nuk kemi ndonjë incident që e kemi regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që i ka”, thotë Veton Elshani nga ky institucion për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale në veri të Kosovës.r.t/abcnews.al