Ndërron jetë në moshën 28-vjeçare aktorja e njohur

schedule15:20 - 29 Maj, 2023

schedule 15:20 - 29 Maj, 2023

Aktorja Samantha Weinstein, e njohur më së shumti për rolin e Heather në filmin horror “Carrie”, ka vdekur në moshën 28-vjeçare.

Ëeinstein vdiq më 14 maj në qytetin e saj të lindjes, Toronto, pasi u përball me kancerin ovarian për më shumë se dy vjet. Ajo u martua në tetor dhe ishte në muaj mjalti në Japoni me bashkëshortin Michael Knutson në fillim të këtij muaji.

Ajo ishte “e rrethuar nga të dashurit e saj në Spitalin Princess Margaret në Toronto”, shkruhej në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

 “Pas dy vitesh e gjysmë trajtimi për kancerin dhe një jetë udhëtimi me avion nëpër botë, duke bërë muzikë dhe duke ditur më shumë për jetën se sa shumica e njerëzve ndonjëherë, ajo është në aventurën e saj të radhës”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!