Portugalia do të luajë dy ndeshjet e qershorit të cilat janë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Më 17 qershor do të ndeshet ndaj Bosnjës dhe më 20 qershor kundër Islandës.
Toti Gomes, Nelson Semedo, Renato Sanches dhe Ricardo Horta janë lojtarët e rinj kryesorë në skuadrën e Roberto Martinez për ndeshjet e ardhshme të Portugalisë. Në listë janë edhe Rui Patricio, Rafael Leao dhe sigurisht Cristiano Ronaldo.
PORTIERËT : Diogo Costa, José Sà, Rui Patricio.
MBROJTËSIT : Antonio Silva, Danilo, Dalot, Inacio, Cancelo, Semedo, Pepe, Guerreiro, Dias, Gomes.
MESFUSHORËT: B. Silva, Fernandes, Palhinha, Otavio, Sanches, Horta, Neves, Vitinha.
SULMUESIT : Ronaldo, Jota, Ramos, Felix, Leao./ h.ll/abcnews.al