Në Stamboll si në Madrid, UEFA e aprovon: Inter kundër Manchester City me fanellën “zikaltër”

schedule11:26 - 29 Maj, 2023

schedule 11:26 - 29 Maj, 2023

Finalja e Champions League e cila do të luhet në Stamboll po afron, pasi ka filluar numërimi mbrapsht deri më 10 qershor.

Manchester City do të luajë këtë finale formalisht si në shtëpi, pra si një ekip vendas, ndërsa Interi konsiderohet si ekipi mik.

Logjikisht, City do të luajë në këtë finale me fanellën e tyre të parë, atë të kaltër, ndërsa Interi me fanellën e tretë, të verdhë. Gjithsesi, klubi italian ka bërë një kërkesë te UEFA e cila duket se e ka miratuar dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Inter ka kërkuar që këtë finale ta luajë me fanellën e parë, atë zikaltër. Lautaro me shokë kanë preferuar që të luajnë këtë sfidë tepër të rëndësishme të sezonit ashtu siç bënë të parët në Madrid 2010, kur Interi ishte ekipi mik dhe me fanellën e ngjyrave zikaltër./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!