Mjekët këshillojnë që fëmijët të mos pijnë pije alkoolike para moshës 15 – vjeçare.
Pije të tilla ndikojnë shumë keq në shëndetin e adoleshentëve. Disa studime kanë treguar se ata që fillojnë të pijnë herët kanë më shumë mundësi që të sillen keq në shkollë, të kenë probleme në sjellje dhe të kenë probleme me alkoolin kur të rriten.
Prandaj gjithmonë është e këshillueshme që prindërit të bisedojnë me fëmijët e tyre për problemet e alkoolit.
Si mund ta bëni këtë?
- Foli fëmijës butë duke bërë të duket si një bisedë normale dhe jo sikur jeni duke dhënë një mësim.
- Foli në një kohë të përshtatshme dhe mos prit të dalë nga dera, kur është gati të takojë shokët për të shkuar në një lokal.
- Tregohu i ndershëm duke rrëfyer se çfarë keni bërë ju në moshën e fëmijës tuaj.
- Vendos rregulla sepse adoleshentët ndihen më të sigurtë nëse ka rregulla dhe kufij./abcnews.al