Më shumë se 35 milionë votues në Spanjë pritet të votojnë në zgjedhjet e para mbarëkombëtare të vendit që nga viti 2019. Kjo do të jetë një pasqyrë se si votuesit i kanë vlerësuar udhëheqësit pas një periudhe të trazuar të karakterizuar nga pandemia e COVID-19, lufta në Ukrainë dhe rritja e kostot së jetesës.
Rezultatet mund të jenë një përgjigje për qeverinë e Spanjës në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen gjatë këtij viti megjithëse çështjet lokale mbeten shqetësim qendror i fushatës.
Zgjedhjet do të nxjerrin në pah gjithashtu se si partitë u qasen aleancave.
Për shembull, partia e ekstremit të djathtë Vox formoi koalicionin e saj të parë qeverisës me Partinë Popullore konservatore pas zgjedhjeve rajonale të vitit 2022 në Castille dhe Leon.
/abcnews.al