Pasi arriti të siguronte për të 3-tin vit radhazin titullin kampion të Premier League, tashmë janë pasqyruar dhe shifrat “faraonike” që “qytetarët” e Manchester City do të përfitojnë nga të drejtat televizive dhe bonusi për fituesin e turnout.
Sipas raportimeve të mediave britanike, djemtë e Pep Guardiola do të përfitojnë në arkat e tyre plot 166 milionë paund, 13 më shumë se sezonin e kaluar, teksa rritje bëhet me dije se ka ardhur pas hyrjeve në fuqi të kontratave të përmirësuara televizive me vendet e reja bashkëpunuese me Premier League.
Pritet që në total në fund të sezonit të gjitha klubet e Premierligës të marrin rreth 2.7 miliardë paund, teksa vendi fundi i tabelës, që në këtë rast janë “shenjtorët” e Southampton do të shpërblehen me 102.5 milionë paund. /i.m /abcnews.al