Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fotografia e Putinit në zyrën e ish-kryetarit të Zveçanit

schedule22:39 - 27 Maj, 2023

schedule 22:39 - 27 Maj, 2023

Fotografia e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është gjetur e varur në murin e zyrës së ish-kryetarit të Zveçanit, Dragisha Milloviç. KosovaPress ka siguruar fotografinë ku shihet xhami i thyer i kornizës në të cilën ndodhet fotografia e Putinit.

Nuk dihet sesi është thyer e njëjta dhe as nëse do të vazhdojë të qëndrojë në zyrat e kryetarit të ri, Ilir Peci, sidomos pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë. Kujtojmë se Komuna e Zveçanit në vitin 2011 e pati shpallur Putinin, qytetar nderi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!