Daçiç: Do të mbrojmë serbët në Kosovë, shpresojmë që të mos jetë e nevojshme ndërhyrja ushtarake

schedule13:45 - 27 Maj, 2023

schedule 13:45 - 27 Maj, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç urdhëroi ngritjen e gatismërisë luftarake të ushtrisë, jo për të ndërhyrë në veri të Kosovës, por për të qenë të gatshëm për çdo skenar të mundshëm.

Daçiç u shpreh se Serbia do të mbrojë njerëzit e saj në Kosovë, teksa nënvizoi se shpreson që të mos jetë e nevojshme ndërhyrja ushtarake, shkruan RTS.

“Ne me siguri do të mbrojmë popullin tonë, shpresojmë që nevoja për ndërhyrje ushtarake të mos vijë deri te kjo”, theksoi ai.

Daçiç, duke komentuar përshkallëzimin e fundit të tensioneve në veri të Kosovës, tha se kjo mund të jetë ndër situatat më të rrezikshme.

Ai beson se vetëm falë maturisë së serbëve nuk ka pasur incidente të mëdha dhe se tani serbët presin që bashkësia ndërkombëtare të përmbushë detyrimin e saj, që është eliminimi i efekteve negative të veprimeve të tilla./abcnews.al