“Po ndërmerren veprime për garantimin e sigurisë”/ Policia e Kosovës reagon për tensionet në veri

schedule15:20 - 26 Maj, 2023

schedule 15:20 - 26 Maj, 2023

Policia e Kosovës ka reaguar me njoftim zyrtar në lidhje me tensionet e fundit në veri të vendit.

Në njoftin, thuhet se po ndërmerren të gjitha veprimet për të garantuar sigurinë, rendin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale.

Ndër të tjera, policia thotë se po ndihmon kryetarët e rinj të 4 komunave në veri, për të ushtruar të drejtën e tyre në objektet e komunave përkatëse.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Serbët kanë djegur disa vetura të policisë dhe tentuan të hynë në objektin e komunës, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë me gaz-lotësjellës.

Ndërkaq, disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviçit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!