“Djajtë e kuq” të Manchester United janë treguar të “pamëshirshëm” mbrëmjen e sotme, teksa kanë mundur me rezultatin e thellë 4 me 1, “blutë” e Chelsea, në përballjen e vlefshme për javën e 32-të të Premier League, të zhvilluar në “Old Trafford”.
Siparin e golave “vendasit” e hapën që në minutën e 6’-të të sfidës. Christian Eriksen dërgon një krosim fantastik në zonën e “bluve” aty ku Casemiro kërcen më lart se të tjerët duke mposhtur portierin Kepa, duke çuar shifrat në 1 me 0. Teksa dukej se pjesa e parë do të përfundonte me rezultatin 1 me 0, Anthony Martial merr një pasim perfekt në zonë nga Jadon Sancho në minutën e 45+5’ të lojës dhe me portën e boshatisur nuk gabon duke e çuar topin në rrjetën e spanjollit të Chelsea.
Me nisjen e pjesës së dytë “djajtë” e Ten Hag shënuan dhe 2 herë të tjera, fillimisht me “fantazistin” portugez, Bruno Fernandes falë një 11-metërshi në minutën e 73’-të të lojës e më pas me Marcus Rashford në minutën e 78’-të. Një gol nderi do e gjenin dhe miqtë e Chelsea, gol për të cilin mendoi talenti i sulmit, Joao Felix në minutën e 89’-të të sfidës, duke vendosur kështu rezultatin përfundimtar, 4 me 1.
Me këtë fitore të thellë, Manchester United siguron zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions League, sezonin e ardhshëm teksa ndodhet në vendin e 3-të të renditjes, me plot 72 pikë, 5 më shumë se Liverpool i vendit të 5-të. Ndërkaq, Chelsea mbetet në vendin e 12-të të renditjes, teksa pret me “padurim” mbylljen e këtij sezoni katastrofik për ta. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: