Inter “blindon” yjet e ekipit, Calhanoglu dhe Bastoni pranë rinovimit të kontratës

schedule10:10 - 25 Maj, 2023

schedule 10:10 - 25 Maj, 2023

Padyshim dy nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më premtues të ekipit të Interit.

Calhanoglu dhe Bastoni kanë pasur që të dy një periudhë fantastike me fanellën e zikaltërve. Mesfushori turk është një regjisor fantastik dhe thuhet me plot bindje se ka dhënë një kontribut fantastik në rezultatet pozitive të Interit që pas ardhjes së tij nga rivalët e qytetit, Milani.

Nga ana tjetër, Bastoni është një nga qendërmbrojtësit e futbollit modern, një mbrojtës me karakteristika të veçanta që sot në futboll nuk e gjen rëndomtë. Lojtari italian ka një klas të lartë në këmbët e tij edhe pse është një qendërmbrojtës, ka vizion dhe një këmbë të majtë magjike për të hapur lojën.

Duke parë performancën e tyre, Inter sigurisht nuk dëshiron t’i humbasë dy yjet e skuadrës dhe u ka ofruar rinovim kontrate të cilët kanë pranuar me dëshirën më të madhe për ta rinovuar.

Calhanoglu do të rinovojë një kontratë deri në qershor të vitit 2027 dhe është shprehur tepër i lumtur për këtë mundësi për të vazhduar të luajë me fanellën zikaltër. Nga ana tjetër, Bastoni gjithashtu ka pranuar të firmosë rinovimin e kontratës e cila do të skadojë në qershor të vitit 2028 dhe ku do të përfitojë 5 milionë euro në sezon./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!