Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç. Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një mjet tip “MAN”. Mësohet se viktima po lëvizte me një biçikletë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje që ndodhi në fshatin Luz. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Gjithashtu drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë./abcnews.al