Talenti i Brighton në “lëvizje”, Manchester City, Tottenham e Roma pas 18-vjeçarit

schedule19:28 - 23 Maj, 2023

schedule 19:28 - 23 Maj, 2023

Evan Ferguson konsiderohet si një ndër talentet më të mëdhenj në Premier League, me 18-vjeçarin irlandez të sulmit që ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e “pulëbardhave” të Brighton, duket shënuar 10 gola e duke ndihmuar me pasimeve decisive shokët e tij të skuadrës në 3 herë të tjera, përgjatë 23 ndeshjeve të luajtura këtë sezon, shumicën duket e nisur nga stoli.

Sipas mediave britanike, një talent si Ferguson nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Manchester City, të cilët e shohin sulmuesin irlandez, si zëvendësuesin e Erling Haaland, kur ky i fundit të vendosë të largohet nga “Etihad”.

Sulmuesi është gjithashtu në “radarët” e Tottenham, të cilët e shohin si zëvendësuesin perfekt të Harry Kane, me këtë të fundit që me shumë mundësi do të largohet nga Spurs me hapjen e merkatos së verës.

Për Ferguson interes të lartë ka shfaqur dhe trajnari i “verdhekuqve” të Roma, Jose Mourinho, me portugezin që e preferon shumë 18-vjeçarin dhe mund të jetë një transferim “pikant” në rast se Mou çon Roma-n e tij drejt fitores së Europa League. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!