Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim një delegacion të Kongresit amerikan të përbërë nga senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për shtyp, Osmani deklaroi se Kosova është partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Osmani garantoi se Kosova do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog dhe nuk do t’i ikë detyrimeve të saj.
“Ky takim i sotëm vjen nga vizita që kisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në është e rëndësishme dhe ekzistanciale. Të dy dhomat e senatit kanë luajtur rol kyç. Kosova është partnerë kyç i ShBA-së. Kosova luajtur kyç edhe në politikën e jashtme, duke vënë sanksione ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë si dhe strehimi i refugjatëve sirianë e afganë. Sa i përket marrëveshjes në Bruksel dhe Ohrit, Kosova nuk do t’i ik detyrimeve të saj. Kosova do t’i zbatojë të gjitha detyrimet e saja që janë si rezultat i dialogut. Multietniciteti është vlerë e mishëruar në Kushtetutën tonë”, theksoi kryetarja e shtetit të Kosovës.