Situatë aspak e qetë në shtëpinë e Juventusit. Bardhezinjtë shpallën listën me 22 futbollistë për ndeshjet e fazës së grupeve të Champions League ndërkohë që u lanë jashtë tre yjet e skuadrës. Emre Can dhe Mario Mandzukiç për arsye teknike ndërkohë që Giorgio Chellini për shkak dëmtimi janë futbollistët të cilët do të qëndrojnë jashtë champonsit. Por zgjedhjet e trajnerit Maurizio Sarri kanë sjellë edhe irritimin e mesfushorit gjerman Emre Can i cili nuk e imagjinonte të ishte jashtë listës Champions. Futbollisti i kombëtares gjermane shprehu pakënaqësitë e tij për Bild si dhe paralajmëroi një largim të mundshëm në merkaton e Janarit.
“Nuk e prisja të qëndroja jashtë listës së Championsit. Trajneri Sarri më telefonoi, por biseda zgjati shumë pak dhe nuk më dha asnjë arsye për vendimin që mori. Jam shumë i tensionuar nga kjo situatë. Kur të kthehem nga grumbullimi me kombëtaren do të marr një vendim dhe do të bisedoj me skuadrën e Juventusit. Më është premtuar diçka tjetër dhe jam i shokuar. PSG u interesua për mua, por vendosa të qëndroj tek Juventus me kushtin e vetëm të luajë në Champions përndryshe do të isha larguar”, tha Can.
Trajneri Sarri nuk e ka në plane mesfushorin jo vetëm në Champions, por edhe në kampionatin italian pasi preferon Khedira-n dhe Bentacur si alternativë. Në Janar pritet të largohet edhe kroati Mandzukiç i cili e ka humbur vendin e titullarit pas qëndrimit të Higuain ndërkohë që Dybala ka ndryshuar rolin dhe do të luaje si qendërsulmues. Për ballkanasin u interesuan disa skuadra, por nuk pranoi një transferim të momentit të fundit. Merkato e janarit pritet të jetë e nxehtë në shtepinë bardhezi./ABC News Albania 24/7