Disfata e radhës e “topçinjve” të Arsenal ndaj Nottingham Forest i dhuroi “qytetarëve” të Manchester City titullin e tretë radhazi kampion të Premier League, si dhe të pestin në 6 vitet e fundit, duke nisur rrugën e këtyre të fundit drejt tripletës historike.
Pas humbjes disa fjalë për mediat i tha dhe tekniku Mikel Arteta, i cili komentoi dhe ecurinë e djemve të tij gjatë këtij sezoni, ku theksoi dhe eksepriencën e madhe që “topçinjtë” e tij kanë marrë këtë edicion.
“Tani jam pak i paaftë për të kuptuar atë se çfarë ndodhi, është herët për të dalë në përfundime. Duhet të përgëzojmë City-n për titullin. Në këto dhjetë muaj kemi përjetuar një udhëtim fantastik, të jashtëzakonshëm ku e sfiduam Manchester City-n në të gjitha format.
Ishim para tyre për pjesën më të madhe të kohës, por ishim paksa në ankth për të arritur diçka të madhe dhe në fund nuk ia dolëm.
Shpresoj të kemi marrë mësimet e duhura, jemi transformuar si klub, kemi bërë hapa gjigande përpara. Por, qershia mbi tortë do të ishte triumfi në kampionat, për fat të keq nuk ia dolëm. Është e dhimbshme, kështu do të jetë për disa ditë, por në ndeshjen e fundit të kampionatit duhet t’i dhurojmë tifozëve paraqitjen që meritojnë”,- u shpreh tekniku Arteta. /i.m /abcnews.al