Ann Norris është qytetarja më e veçantë e Librazhdit. Britanikja vizitoi për herë të parë qytetin e vogël buzë Shkumbinit në gushtin e vitit 1995.
Ajo erdhi në atë kohë në kuadrin e një projekti human. Thotë se në qytet e pritën mirë dhe gjeti shumë miq.
” Kam ardhue të punoj në Librazhd për personat me aftësi të kufizuar, edha në qytetin e Librazhdit, gjeta shumë njerëz të mirë, u miqësova dhe u njoha me ta, tani unë kam shumë miq në qytet dhe e konsideroj veten si një mikeshë të qytetit tuaj dhe akoma vazhdoj të punoj me njerëzit me aftësi të kufizuar” tha Norris.
Tregon se për Shqipërinë iu flet vazhdimisht miqve të saj në Britaninë e Madhe.
” Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe unë e kam promovuar në Angli tek miqtë e mij, që ata të vijnë dhe ta vizitojnë Shqipërinë. Të vijnë të shijojnë bukuritë e këtij vendi, gjithashtu jam dhe anëtare e Rotary Club në Angli, që të japin kontibutet për të mirën e këtijë vendi” shtoi ajo.
Mësimi i anglishtes tek fëmijët e vegjël në Librazhd është në fokusin e Ann Norris.
” Erdha në Shkollën “Genc Leka” në Librazhd për tu prezantuar fëminjëve një çertifikatë nga Rotary Club për mësimin e anglishtes. Në të folurën e tyre shumë të mirë, fëminjët ishin shumë të bukur dhe me marrjen e kësajë certificate dhe gjithë fotot e bëra nga takimi do i paraqes dhe prezantoj në faqen e Rotary Club në Angli. Fëmijët janë yje që ndricojnë” u shpreh anglezja.
Norris është shpallur qytetare nderi e Librazhdit. Ky qytet ka zënë një vend të veçantë në zemrën e saj.
” Librazhdi është në zemrën time. Jam krenare që jam qytetare nderi e Librazhdit“, përfundoi Norris./abcnews.al