Zbardhet dëshmia ne Prokurori e Arjan Shahaj 35 vjeçarit nga Memaliaj që vrau të të atin më sëpatë. Ndryshe nga një ditë më parë, ku Shahaj deklaroi para hetuesve se e qëlloi për shkak të një vajze të atin, në Prokurori 35 vjeçari ka thënë se i ati e keqtrajtonte që fëmijë.
“Babai më ka keqtrajtuar që i vogël. Ditën e ngjarjes më thoshte hip në një pemë dushk të lartë dhe pri degët. Unë e kundërshtova dhe ai më qëlloi me pëllëmbë. Nuk durova dot dhe e qëllova me sëpatë”.
Dosja ka kaluar te Krimet e Rënda, ndërsa masa ndaj 35 vjeçarit pritet të merret nesër. /abcnews.al


