Kostoja e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth ishte, e parashikueshme. Sipas Ministrisë Britanike të Financave, janë shpenzuar gjithsej 161.7 milionë paund (rreth 200 milionë euro)!
Pjesa më e madhe e kësaj shume, gjithsej 73.7 milion, u shpenzua nga Ministria e Brendshme për policinë dhe sigurinë kombëtare. Policia Metropolitane e Londrës tha se funerali ishte operacioni më i madh policor në historinë e saj, ku morën pjesë krerët e shteteve dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.
Queen Elizabeth II’s funeral cost over $200 million, UK government reveals https://t.co/boyLIkKd7m
— CNBC (@CNBC) May 18, 2023
Arkivoli që përmban trupin e monarkes më jetëgjatë të Britanisë, e cila vdiq më 8 shtator 2022, u ekspozua në një pelegrinazh publik në Katedralen e Edinburgut. Më pas ai u dërgua në Londër, ku rreth 250,000 njerëz u vunë në radhë për orë të tëra për të bërë nderimet e tyre duke kaluar pranë arkivolit në Westminster.
E shtuna e 6 majit do të hyjë në histori si kurorëzimi i Mbretit Karl III dhe gruas së tij mbretërore, Kamila. Miliona njerëz nga e gjithë bota ndoqën transmetimin televiziv dhe online të ceremonisë, qoftë nga interesi i vërtetë apo thjesht nga kurioziteti. Sido që të jetë, është një nga ato ngjarje që nuk do të harrohen.
Ai donte që ceremonia të ishte “më e shkurtër, më e vogël dhe më pak e kushtueshme” se ajo e nënës së tij në vitin 1953, dhe ashtu ishte. Kjo ishte një mënyrë për t’i treguar publikut dhe botës se si do të funksionojë mbretërimi i tij në të ardhmen, si dhe duke marrë parasysh krizën e vazhdueshme të kostos së jetesës në vend.
Kur Elizabeta u kurorëzua në qershor 1953, ishte një ceremoni luksoze e konsideruar si një nxitje morale për një komb të uritur nga lufta. Besohet se në atë kohë kushtonte 1.57 milionë dollarë, që është rreth 45 milionë dollarë sot./abcnews.al