Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Prokuroria, verifikim për Niko Peleshin: Urdhëroi zhbllokimin e insekticidit të rrezikshëm

schedule10:14 - 4 Shtator, 2019

schedule 10:14 - 4 Shtator, 2019

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Prokurorisë së Tiranës vlerësim ligjor për ish-ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, pas dyshimeve për shpërdorim detyre. Sipas organit qendror të akuzës, dyshohet se Peleshi ka firmosur një urdhër për zhbllokimin e insekticidit “Silikon Miks”, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve. Dyshimet janë ngritur pas disa publikimeve në media, per hedhjen ne treg të këtij insekticidi, i cili ka pasoja të dëmshme për shëndetin.

Në shkresën e firmosur nga drejtori i kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, kërkohet informacion mbi këtë çështje, pa cënuar sekretin hetimor.

Sipas toksikologëve insekticidi “Silikon Miks” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, ndryshime të cilat më pas shoqërohen me keqformime fizike dhe mentale tek foshnjat e sapoardhura në jetë. /ABC News Albania 24/7



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!