Bayer Leverkusen dhe Roma janë ndarë në barazimin “e bardhë”, 0 me 0 në “BayArena”, duke mbyllur kështu llogaritë për “biletën” e finales së UEFA Europa League, me “verdhekuqtë” e Roma, që kanë arritur finalen e 2-të radhazi në turnetë evropian.
Djemtë e Jose Mourinho u falën fitores së madhe në “Stadio Olimpico”, fitore që u arritë mbrëmjen e së enjtes së kaluar falë golit të shënuar në pjesën e dytë të sfidës, nga talenti italian, Edoardo Bove.
Tashmë, gjithçka që pritet është përfundimi i sfidës Sevilla-Juventus, në mënyrë që të mësohet çifti i plotë finalist i finales së madhe të 31 majit, finale kjo që do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë. /i.m /abcnews.al