Përmbytjet në Itali/ Kurti: Kosova e gatshme të ofrojë ndihmën e saj

schedule20:30 - 18 Maj, 2023

schedule 20:30 - 18 Maj, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se po ndjek zhvillimet në Itali ku 13 persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet, teksa rreth 13 mijë persona janë evakuuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se Kosova është e gatshme të jap ndihmën e saj aty ku nevojitet.

“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë. Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, shkroi Kurti në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!