Kardinalët e Vatikanit në Shkodër/ Vizitojnë ish-burgun, njihen me vuajtjen e martirëve shqiptarë

schedule12:02 - 18 Maj, 2023

schedule 12:02 - 18 Maj, 2023

Janë dhoma që mbartin histori dhe vuajtje. Kardinali Ernest Troshani nuk u rikthye i vetëm në këto mjedise ku ka qëndruar pas arrestimit në vitin 1986. Arqipeshkevit të Firences, kardinalit Giuseppe Betori që e shoqëri në Shkodër i tregoi mbi vuajtjet e martirëve të kishës katolike shqiptare.

Kardinali Betori vlerësoi sakrificën e martirëve e tha se edhe sot kisha përballet me gjuhën e urrejtës.

“Ne e dimë se feja e krishterë është e themeluar mbi sakrificën e Krishtit në kryq. Por, që nga fillimi i ekzistencës se kishës vuajtjet kanë qenë pjesë e jetës së martirëve. Ne duhet të jemi falënderues martirëve të parë. Papa Françesku thekson se sot kisha jonë nuk është se ka më pak martirë se sa në fillimet e saj. Kohët e fundit urrejtja ndaj religjionit paraqitet në mënyra dhe forma te ndryshme, por pavarësisht kësaj ka arritur të përballoj në misionin e përhapjes së ungjillit ashtu si në fillesat e jetës së krishterë”, tha ai.

Kardinali shqiptar Ernest Troshani beri thirrje për kryerjen e sa më shumë veprave të mira.

“Të ndihmojmë të varfrit. Të duam njëri tjetrin. Të gjithë të ndihmojmë të gjithë”, tha ai.

Në ish Burgun e Shkodrës, sot Muezu i Dëshmisë dhe Kujtesës, të dy kardinalet u shoqëruan nga u prit nga Arqipeshkvi i Shkodres Imzot Angelo Massafra, ndersa shoqerohej edhe nga Nunci Apostolik ne Tirane Imzot Luigi Bonazzi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!