Është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim me kusht gruaja e parë e kthyer nga Siria në Kosovë në prill të këtij viti. Ajo u shpall fajtore për organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste.
Ishte rreth 27 vjeç kur vendosi të shkojë në Siri pa dijeninë e familjes.
Ajo paraprakisht ishte njohur përmes rrjeteve sociale me një djalë nga Maqedonia, i cili ishte inkuadruar në luftën e Sirisë, ndërsa qëllimi i saj ishte që të lidhë kurorë me të.
Merita Aliu nga Zhegra e Gjilanit kishte qëndruar për rreth tre vjet në Siri dhe nga kjo martesë kishte lindur dy vajza.
Bashkëshorti i saj kishte humbur jetën atje, ndërsa kjo me dy vajzat ishte në mesin e të kthyerve muaj më parë nga Siria.
Meqë e ka vajzën e vogël, të sëmurë dhe për shërim e dërgon shpesh në Turqi gjykata kishte veçuar rastin e saj.
Ajo është dënuar sot me dy vjet e gjysmë burgim me kusht.
Është dënuar sot për veprën penale, organizimi dhe pjesëmarrja në grupet terroriste dhe të njëjtës i është shqiptuar dënim me kusht prej 2 vjet e gjysmë.
Sipas avokates në fjalën e saj para trupit gjykues, Aliu është penduar për shkuarjen në Siri.
Kjo prej fillimit ka pranuar që ka shkuar me vetëdëshirë atje, ajo ka shprehur pendimin e thellë..
33 gra dhe vajza janë në mesin e 110 të kthyerve nga Siria në prill të këtij viti në Kosovë. Ato ishin në Siri bashkë me bashkëshortët e tyre.
/ABC News Albania 24/7