Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka takuar të dërguarin e posaçëm të Kinës në Kiev dhe këmbënguli se vendi i shkatërruar nga lufta nuk do të pranonte një plan për paqen që mbështetej në heqjen e territorit.
Në kryeqytetin ukrainas, i dërguari i Kinës Li Hui po kërkon të promovojë negociatat e udhëhequra nga Pekini për të zgjidhur konfliktin.
Ai është diplomati më i lartë kinez që ka vizituar Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.
/abcnews.al