Filiali i një poste private është grabitur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 maji”, ku një person ende i paidentifikuar është futur brenda postës dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar me një motor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit./abcnews.al