Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po luftojmë nazistët në Ukrainë”, eksperti komenton deklaratën e ministrit rus: Putin dhe Lavrov po bëhen qesharakë

schedule20:49 - 17 Maj, 2023

schedule 20:49 - 17 Maj, 2023

Eksperti Enri Hide, i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” komentoi edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov se operacioni ushtarak në Ukrainë është një operacion për shfarosjen e një vatre të nazizmit në këtë shtet dhe prandaj SHBA dhe Perëndimi po mbrojnë këtë pushtet nazist.

Sipas ekspertit, Rusia po tenton me çdo lloj forme që të propagandojë këtë ide. Ai shtoi se zyrtarët rus po bëhen qesharak përballë opinionit publik botëror. Ndërkohë, sipas kolonel Dritan Demiraj, kjo që po bën Lavrov është pjesë e asaj që quhet si luftë politike ndërsa shtoi se misioni i tij është i dështuar.

“Kemi të bëjmë me një pushtet në delir që shikon fantazmat e 80 viteve më parë. Kemi të bëjmë me njerëz që e refuzojnë realitetin dhe thotë se kanë çrregullime të rënda psikologjike. Kemi të bëjmë me njerëz të cilët tentojnë të ngrejnë një fabul që nuk po ngjit dhe sa më shumë që e ngrenë atë aq më pak duket se po ngjit sa i takon propagandës apo për ta mbështjellë e tyre në sulmin e luftës ndaj Ukrainës. Këta njerëz po shndërrohen në qesharak përballë opinionit publik botëror por duket se një pjesë e opinionit të brendshëm fatkeqësisht po e mbështet këtë lloj propagande.”, tha Hide./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!