Pushohen hetimet për pastrim parash për Emiljano Shullazin, vendim është dhënë nga Gjykata Penale e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, çështje e cila është hetuar për rreth dy vite nga ky organ hetimit. Gjithashtu hetimet janë pushuar edhe per Ylvi Beqjan i cili mban statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë në këtë proces dhe për tre gjyqtarët e Durrësit, ish-kryesekretaren dhe ish-kancelaren, të akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimin për “pastrim parash”, për Emiljano Shullazin, një nga akuzat për të cilën ai u shpall fajtor nga Prokuroia e Krimeve të Rënda, gjatë leximit të pretencës ku listoi edhe kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqja për çështjen e ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Gjithashtu hetimet janë pushuar edhe për Beqjan që mban statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë në këtë proces dhe tre gjyqtarët e Durrësit, ish-kryesekretaren dhe ish-kancelaren, të akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Prokuroria e Tiranës pas rreth dy vitesh hetime ka hedhur poshtë akuzat ndaj të akuzuarit Emiljano Shullazi për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale sepse sipas hetuesve nuk ka pasur elementë kriminalë për këtë vepër penale.
Kërkesa për pushim të hetimeve është bërë nga prokurori Erjon Imeri. Grupi i Emiljano Shullazit u dënua në total me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, vendim ky që është apeluar. Shullazi u shpall faktor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja për cështjen e ish- hotel Vollgës. Sipas hetimeve të prokuroisë Ylvi Beqaj që mbronte interesat e “Saudi Brothers”, i ka kërkuar ndihmë Emiljano Shullazit për të regjistruar ish-hotel “Vollgën” në Hipotekën e Durrësit, dhe kishin rënë dakort që Emiljano Shullazi do të përfitonte 20 % të kësaj pasurie. Sipas organit të akuzës, Ylvi Beqja kishte disa procese gjyqësore për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës”, pasi godina pretendohej edhe nga një palë tjetër, shtetasi Zamir Hasa, e cila e kishte me testament trashëgimnie nga Alie Fortuzi që në vitin 2003.
/ABC news Albania 24/7

