Caktohen datat për zgjedhjet evropiane

schedule15:08 - 17 Maj, 2023

schedule 15:08 - 17 Maj, 2023

Pas zgjedhjeve evropiane, pason edhe zgjedhja e Komisionit të ri Evropian, presidentit të Këshillit, dhe funksioneve tjera të larta në institucionet e BE-së.

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, u ka bërë ftesë të mërkurën qytetarëve të BE-së që të dalin në zgjedhje evropiane, të votojnë për kandidatët e tyre dhe të mos lejojnë që dikush tjetër të vendosë në vend të tyre.

“Bashkimi Evropian po zhvillohet pandërprerë. Bota po ndryshon, dhe ne duhet të ndryshojmë me të. Nuk mund të kemi frikë nga ndryshimet. BE-ja nuk është e përsosur. Këtë duhet ta pranojmë, por do të vazhdojmë njëkohësisht të dëgjojmë, sqarojmë dhe të punojmë në arritjen e rezultateve”, ka thënë Metsola, duke i ftuar qytetarët që të jenë “pjesë e aktivitetit më të madh demokratik në Evropë”, duke iu referuar zgjedhjeve evropiane.

Parlamenti Evropian është shumë i interesuar që të ketë dalje sa më të madhe në këto zgjedhje, pasi deri tash, prej vitit 1979 – kur janë zhvilluar zgjedhjet – e deri ne vitin 2014, përqindja e atyre që kanë votuar ka qenë vazhdimisht në rënie.

Në zgjedhjet e vitit 2019, për herë të parë, pas një kohe të gjatë, në zgjedhje dolën mbi 50 për qind e qytetarëve.

Por, dallimi ishte shumë i madh, pasi në Belgjikë dhe Luksemburg votuan afër 90 për qind e qytetarëve e në vendet si Sllovakia, Sllovenia dhe Çekia, më pak se 30 për qind./REL