Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka udhëtuar drejt Brukselit për darkën e punës së kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me shefen e diplomacisë europiane Federika Mogeirni. Kryeministri Haradinaj do të takohet me zyrtarë të Bashkimit Evropian ku ndër temat e bisedimeve do të jetë dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas mediave serbe, Mogherini pritet që të zhvillojë takimin informal me gjashtë kryeministrat. Të pranishëm pritet të jenë dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Zaev, ai Serbisë dhe Malit të Zi./abcnews.al
Haradinaj në Bruksel me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor
schedule12:48 - 18 Dhjetor, 2017
schedule 12:48 - 18 Dhjetor, 2017