Betimi i kryetarëve në veri, Haziri: Ligjore, por jo legjitime. Vonesa e zbatimit të dialogut i kushton Kosovës

schedule16:32 - 16 Maj, 2023

schedule 16:32 - 16 Maj, 2023

 

I ftuar në emision “Ballkan Update” në ABC News me Linda Karadakun ka qenë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili fillimisht ka folur në lidhje me betimin që pritet të bëjnë kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës.

Haziri tha se sa i përket aspektit legal, ata po përmbushin një detyrë kushtetuese, ndërsa sa i përket legjitimitetit është një handikap i madh.

“Keni te drejtë. Nëse flasim në aspektin legal, po përmbushet një aspekt ligjor , nëse flasim në aspektin e legjitimitetit është një handikap i madh. Përfaqësuesit e Kosovës nuk po pranohen nga serbët atje, por kjo është një kthesë e re, se përtej bojkotit, serbët po vazhdojnë me krijimin e krizave dhe kjo është e radhës.

LDK për këtë arsye nuk mori pjesë, sepse donte t’i linte më shumë hapësirë legjitimitetit” tha nënkryetari i LDK-së.

Në lidhje me faktin nëse betimi i kryetarëve të rinj do të çojnë në një përkeqësim të situatës në veri, Hazira që le të shpresohet që serbët në veri nuk do të bien në grackën e deklaratave.

Shpresojmë që jo. Le të shpresojmë që serbët në këtë komunitet nuk do të bijnë në grackën e deklaratave.

Por besoj që kjo krizë dhe problemet e tjera të zgjidhen në Bruksel. Atje të gjihet rruga më e mirë dhe më e shpejtë” shtoi ai.

Ngjarjet e fundit në Kosovë, po japin idenë se mund të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, por Haziri shprehet se nuk pritet një gjë e tillë. Ajo që pritet është që në momentin që normalizohen marrëdhëniet, të ketë zgjedhje të tjera në vetëm në veri.

Nuk po presim që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por zgjedhjet lokale mund të prodhohen në këto 4 komuna në çdo kohë.

Mos arritja e një dakordimi për zbatimit të marrëveshjes, që për serbët është neni.7 dhe në Prishtinë po mjergullohet, duke u shprehur se marrëveshja duhet të zbatohet si paketë.

Kurrë kush në Kosovë  nuk beson që pa normalizimin e veriut, mund të ketë një normalizim në të gjithë vendin” theksoi Haziri.

Sa i përket faktit që Serbia kërkon si fillim duhet të zbatohet Asociacioni dhe më pas pikat e tjera të marrëveshjes dhe Kosovës që kundërshton dhe thotë që marrëveshja duhet të zbatohet si paketë, Haziri u shpreh se nuk ka një të mesme të artë  dhe ajo që duhet bërë tani është ajo që kërkojnë ndërkombëtarët.

Vonesat e Kosovës sipas tij bëjnë që ndërkombëtarët të dyshojnë, në krahun tjetër  as Serbia nuk ka shprehur një vullnet, por kjo është një lojë e tyre për të gjetur gabimin në Prishtinë.

Këtu nuk kemi një mes të artë. Mesi i artë që po punon ndërkombëtarët është që Kosova të prezantojnë draft-statutin për Asociacionin.

Këto vonesa të qeverisë po japin arsye për me dyshu. Edhe në Serbi nuk po shohim një vullnet që të zbatohet. Është një lojë e tyre për gjetur një gabim në Prishtinë.

Çdo vonesë e Kosovës na çon në kompromise edhe më të dhimbshme. Marrëveshja e 26 shkurtit shkon përtej asaj të vitit 2013 dhe 2015.

Në Republikën e Kosovës, ky dialog ka fokusin kryesor dhe çdo detyrë tjetër e qeverisë ka ngelur peng i këtij dialogu” theksoi nënkryetari i LDK-së. r.t/abcnews.al