E rikonfirmuar në krye të bashkisë së Durrësit me votat e 14 majit, Emiriana Sako tha në një lidhje të drejtpërdrejtë në ABC News se tashmë nuk ka kohë për pushim.
Sako tha se mbështetje në Durrës ka qenë e gjerë, c’ka i detyron të jenë të angazhuar maksimalishit për projektet e reja në qytetin bregdetar, por po ashtu edhe për vijimin e projekteve të nisura si Rindërtimi.
“Ka qenë një rezultat shumë i rëndësishëm për PS në Durrës, besim shumë i madh. Kemi marrë mbështetje të gjerë që na detyron të jemi të angazhuar maksimalisht për të nisur projektet madhore, por dhe për punën që kemi nisur.” u shpreh Sako, ndërsa komentoi edhe maxhorancën që PS siguroi në Këshillin Bashkiak, c‘ka lehtëson vendimmarrjen.
“Kemi maxhorancën në këshill për vendime të rëndësishme për qytetin. Mendoj do të kemi rrugën e hapur edhe për vendimmarjet e këtij rrugëtimi, shumica eshtë konfirmuar me 28 anëtarë të PS.
Do vijojmë me rindërtimin, kemi shumë kantiere të hapura që I ndjekim. Durrësi është në prag sezoni, po përgatitemi për detyrat. Po marrim masat për pastrimin, plugimin e rërës apo dezinfektimit. Fluksi i atyre që vizitojnë qytetin rritet. Kërkon angazhim do bëjmë punën tonë për hapjen e sezonit. Besoj do kemi një sezon shumë të mirë. Mbi 80 % e hoteleve janë të prenotuar, është një lajm i mirë. Nuk do kemi pushim, na kërkohet të jemi në dispozicion dhe të kemi vëmendje të shtuar për territorin. Institucioni duhet të jetë në krye të detyres. Nuk ka kohë për pushim” vijoi më tej Sako./abcnews.al