Videoja e një burri që qëllon një tjetër me një gjarpër është bërë virale kudo në rrjetet sociale. Dy burrat shihen duke u konfrontuar me njëri-tjetrin përpara se njëri prej tyre ta qëllonte me zvarranikun.
Personi në fjalë duket se është zënë në befasi dhe bie përtokë ndërsa burri vazhdon ta godasë me gjarpër. Ky incident ka ndodhur në Toronto, sipas informacioneve.
Dude uses his pet snake as a weapon during street fight in Toronto ? pic.twitter.com/T2lLKaLe4E
— Crazy Clips (@crazyclipsonly) May 13, 2023
Burri zgjodhi të përdorte si armë gjarprin që mbante në shtëpi, qartësisht se situata ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mund të kishte rezultuar në lëndime të rënda apo edhe vdekje.
Sulmuesi ndaloi vetëm kur pa policët që u afruan. Grupet e të drejtave të kafshëve dënuan incidentin, duke kërkuar rregulla më të rrepta mbi pronësinë e kafshëve dhe nevojën për ndërgjegjësim më të madh për rreziqet që ato paraqesin.
Shumë prej tyre kanë theksuar se kafshët ekzotike nuk janë të përshtatshme për tu mbajtur në shtëpi dhe mund të përbëjnë një rrezik serioz si për pronarët e tyre ashtu edhe për të tjerët.
/abcnews.al