Ditën e mërkurë, më 17 maj, do të luhet derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit.
Në prag të kësaj supersfide, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, ka folur duke mos pranuar fillimisht alibi nga skuadra për mungesat. Tekniku i Tiranës u ndal te kjo temë, por më pas foli edhe për ndeshjet deri në fund të sezonit.
“Mungesat janë të rëndësishme, por të gjithë janë pjesë e skuadrës tonë. Këto janë gjëra që ndodhin dhe ne nuk duhet të qajmë për këtë. Përballje të tilla kanë specifikën e vet.
Pas kësaj kemi edhe tre ndeshje të tjera po kaq të rëndësishme. Jemi të kënaqur që jemi në këtë moment në këto pozita. Janë shumë pak ditë dhe këto ditë duhtet të na japin frytet e punës që kemi bërë.
Duhet të bëjmë më të mirën tonë, por duam të kemi edhe pak fat për të marrë maksimumin. Unë do të firmosja që lojtarët e mi të japin më të miën në fushë dhe pavarësisht mungesave dua të shikoj një skuadër me kurajo dhe karakter”, është shprehur Shehi./h.ll/abcnews.al