Rafa Leao është pranë rinovimit me Milanin për një kontratë të re 5-vjeçare.
Verën e kaluar, Chelsea ka qenë tepër i interesuar për shërbimet e portugezit, duke e vlerësuar fillimisht me shifrën e 100 milionë eurove. Drejtuesit e Milanit e refuzuan këtë shifër, por Chelsea nuk u tërhoq.
“The Athletic” raporton se Chelsea ofroi më pas kartonin e Ziyech dhe Pulisic për të bindur Milanin, por edhe kjo ofertë u hodh poshtë, me Milanin që kërkonte vetëm 150 milionë euro të klauzolës së lojtarit.
Chelsea u rikthye më pas përsëri në merkaton e janarit duke u interesuar për Leao, por sërish tentativa e tyre u rrëzua nga Milani, të cilët ishin të bindur për lojtarin të qëndronte në San Siro./ h.ll/abcnews.al