Nëse gjithcka do të shkojë pa probleme dhe ligji do të respektohet, sot në 22:00 do të kemi rezultatin për zgjedhjet vendore për kryetarët e bashkive.
Deklarata vjen nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në konferencën e parë për mediat ditën e sotme.
“Sipas ligjit deri në 22:00 duhet të përfundojë numërimi për të gjitha KZAZ.” U shpreh Celibashi, ndërsa theksoi se deri më tani procesi i numërimit po shkon shumë mirë.
“Në vlerësimin tim, vecanërisht numërimi po shkon shumë mirë, edhe më mirë se 2021. Kemi thuajse aspak incidente, vetëm një rast në Kavajë që po verifikojmë.
Në asnjë KZAZ nuk ka problem në numërimin e fletëve të votimit. Uroj të përfundojë në orar. Iu kemi kërkuar KZAZ të vijojnë procesin pa ndërprerje, është i lodhshëm por duhet ta bëjnë.
Kemi kërkuar nga anëtarët e KZAZ një listë të grupeve numërimit që do kryejnë zëvendësimet. Iu kemi kërkuar që me përjashtim të rasteve kur ka proces vendimarrës të kenë një sistem rotacioni.” u shpreh ai.