Partia Socialiste fiton Bashkinë e Libohovës

schedule03:56 - 15 Maj, 2023

schedule 03:56 - 15 Maj, 2023

LIBOHOVË- Përfundon numërimi në Bashkinë Libohovë. Kandidati i Partisë Socialiste, Leonard Hide fiton ndaj rivalit Adil Xhelili. Ai mori 1401 vota, kurse Xhelili 1234.

Partia Socialiste u shpall fituese edhe në bashkitë ku procesi i votimit u realizua në mënyrë elektronike.

Bëhet fjalë për bashkinë e Elbasanit, Vorës dhe të Kamzës, ndërsa vazhdon gara e ngushtë në bastionet e së djathtës./abcnews.al