Ka nisur procesi i numërimit në bashkinë e Lushnjës. Në dy kutitë e para, kandidatja e PS Eriselda Sefa ka marrë 280 vota kundrejt rivalit të “Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka, i cili ka marrë, 204 vota. Sipas KQZ, bashkia e Lushnjës ka gjithsje 156 qendra votimi.
Gjithashtu numërimi ka nisur edhe në Skrapar. Nga 23 kuti në total, deri më tani është numëruar 1 prej tyre. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Adriatik Mema ka marrë 89 vota, ose 55.63%, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Euglen Mustafallari, me 71 vota ose 44.38%./abcnews.al