Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën në mesditë se po punon për të krijuar një “aleancë të avionëve luftarake”, duke theksuar edhe një herë se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelarin Olaf Scholz , presidenti ukrainas falënderoi lidershipin politik dhe popullin gjerman, ndërsa, nga ana tjetër, Scholz rikonfirmoi përkushtimin e Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa do të ishte e nevojshme. dhe shprehu admirimin e tij dhe respektin për qëndrimin e ukrainasve që nga fillimi i ofensivës ruse.
“Prania juaj këtu është një mesazh i fortë. Për 444 ditë tani, ukrainasit kanë qëndruar të vendosur dhe heroikë kundër sulmit rus. Ne do t’ju mbështesim për aq kohë sa të do të jetë e nevojshme. Solidariteti ynë është i plotë dhe i fortë”, tha Olaf Solz duke përshëndetur Volodymyr Zelensky.
“Faleminderit për çdo nënë dhe çdo fëmijë që keni shpëtuar”, u përgjigj presidenti ukrainas dhe, duke iu referuar paketës së re të ndihmës nga Gjermania, në vlerën 2.7 miliardë euro, tha: “Faleminderit, Olaf”.
Zelensky, megjithatë, theksoi se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë për të vazhduar të mbrohet kundër Rusisë dhe tha se po punon për të krijuar një “aleancë luftarake” në mënyrë që Ukraina, tha ai, të mund të blejë më në fund avionë luftarakë modernë.
“Do të kontaktoj edhe palën gjermane për të na mbështetur në këtë aleancë”, tha Zelensy.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Ukraina po kryen sulme në territorin rus, Volodymyr Zelensky mohoi akuzat dhe tha se Ukraina nuk po sulmon territoret ruse por po çliron territoret e saj.
/abcnews.al

