U arrestua bashkë me Fredi Belerin për blerje votash, masa e sigurisë Pandeli Kokoveshit do t’i jepet në QSUT

schedule16:11 - 13 Maj, 2023

schedule 16:11 - 13 Maj, 2023

Pandeli Kokoveshi, i arrestuar ditën e djeshme në Himarë bashkë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri për blerje votash do ta mësojë masën e sigurisë nga QSUT, aty ku është i shtruar. Trupa e cila do t’i komunikojë vendimin ka mbërritur tanimë në spital.

Ai u dërgua në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” me ambulancë nga Vlora, aty ku ishte në paraburgim,  pas shkak të problemeve me zemrën.

Prokuroria e Vlorës e akuzon atë dhe Fredi Belerin, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, për blerje votash.

Ata janë ndaluar dje pak pas mesnate në Himarë, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota. Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!