Kryeministri Edi Rama foli në EuroNews Enlargement Summit në intervistë me Maria Tadeo mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e së ardhmes.
Rama komentoin protestat, ku tha se pavarësisht thirrjeve të tij për dialog, një pjesë e protestuesve refuzojnë bisedimet dhe kërkojnë largimin e tij. Sipas kryeministrit, ndryshe nga vendet e tjera, faza e re e dhunës në Shqipëri është karakterizuar nga një numër shumë i ulët personash. Sipas tij, Europa ka nevojë për mburojë ndaj të rinjve dhe fëmijëve nisur nga ky realitet i ri qe po jetojne.
“ Ditën që do të mendoj se qeveria nuk ka nevojë të ndryshojë, do ta lë këtë punë. Jeta ime është ndryshim, kam ndryshuar në çdo lloj mënyre gjithmonë, sepse unë jetoj për ndryshimin. Kjo është ajo që kam ndërmend gjithë kohën.
Qëkurse Flamingot zbritën në shesh, risia e qeverisë është prodhimi i inteligjencës artificiale. Kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë, ka të bëjë me botën e re ku po jetojmë. Po jetojmë dy realitete të ndryshme dhe është një realitet që po bëhet gjithmonë e më i vështirë për Europën dhe demokracinë.
Po shpenzohen miliarda për të fortifikuar kufijtë dhe ende nuk po kuptohet se ka nevojë për mburojë ndaj të rinjve dhe fëmijëve tanë, që janë krijesa të pambrojtura dhe brenda mendjes së tyre po ndodhin gjëra që, larg qoftë, do ta bëjnë Europën e së nesërmes të menaxhohet nga njerëz krejt ndryshe.
Po jetojmë në përplasje realitetesh që sapo kanë zënë fill.
“Do të dëgjohesh, eja të dëgjojmë.” “Jo, duhet të ikësh!” Kjo punë më është dhënë nga populli shqiptar. “Eja të flasim.” “Jo, jo, nuk ka dialog, nuk ka diskutim.”
Ndryshe nga vendet e tjera, kjo fazë e re dhune është karakterizuar nga një numër shumë i ulët njerëzish. Janë shumë më tepër njerëz që mendojnë se duhet të ikin.”


