Prej kohësh tashmë, pjesa më e madhe e tifozëve të Premier League janë të mendimit se “arkitekti” i mesfushës së Manchester City, Kevin de Bruyne është mesfushori më i mirë i elitës së futbollit anglez, të paktën në shekullin e 21-të.
Mirëpo, mbrojtësi legjendar i Liverpool, Jamie Carragher, tashmë i kthyer në një analist sportiv nuk është i këtij mendimi, teksa risjell në memorie një prej mesfushorëve legjendarë të Premier League, ish-shokun e tij të skuadrës, Steven Gerrard.
“Nuk po i vë në dyshim aftësitë e tij, por kur flasim për klasifikime, duhet të gjykojmë gjithmonë nga performanca në kompeticionet më të rëndësishme. E kam fjalën për një ndeshje, ku ti nuk duhet të humbasësh toruan.
Ja pse Gerrard është më i mirë, “Stevie” në finalen e Champions League në Stamboll ka diçka më shumë, ndërsa De Bruyne nuk ka pasur ende një moment të tillë në nivelin më të lartë. Nëse ai është lojtari që do ta udhëheqë City-n për të fituar Champions League dhe “tripletën”, ai mund ta kalojë atë”,- u shpreh Carragher. /i.m /abcnews.al