Dani Olmo shihet si një opsion tepër cilësor këtë merkato të verës, pasi lojtari spanjoll është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin gjerman të Leipzig.
25-vjeçari është një lojtar tepër cilësor dhe me karakteristika të veçantam kështu ka bërë që klube të mëdha në Evropë të vihen pas tij gjatë merkatos së verës.
Kontrata e tij skadon në vitin 2024 dhe mendohet se vlera e kartonit të tij mund të jetë 30 ose 40 milionë euro, por Leipizig ende nuk i ka vendosur çmim kartonit të tij.
Duke marrë parasysh skadencën e kontratës së tij dhe cilësitë që ka spanjolli, klube si Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Liverpool thuhet se janë vendosur pas tij duke kërkuar informacione rreth këtij lojtari apo detajeve të kontratës së tij aktuale.
Sipas raportimeve të “AS”, klubet në fjalë kanë shfaqur interes për Dani Olmo, por ende asnjëri prej tyre nuk ka bërë hapin konkret./ h.ll/abcnews.al