Një sasi prej 20 kg kanabis është zbuluar brenda një benzi në portin e Vlorës. Makina u kap në vijën e dytë të kufirit, ndërsa do të imbarkohej në traget për t’u nisur drejt Italisë. Drejtuesi i makinës me targa gjermane, ku u gjet droga, është larguar dhe policia është vënë në kërkim të tij. Ai është identifikuar dhe sipas policisë është nga Fieri. Në komisariat janë shoqëruar tre pasagjerë, dy gra dhe një djalë që ndodheshin në makinë. Policia pritet të japë detaje rreth kësaj ngjarjeje. /ABC News Albania 24/7
Kapet benzi me 20 kg kanabis në portin e Vlorës
schedule17:35 - 30 Gusht, 2019
schedule 17:35 - 30 Gusht, 2019