Zonat bregdetare dhe të ulëta paraqiten me mot të kthjellët duke filluar nga orët e para të ditës, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të kenë herë pas herë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë pasdites dhe natës.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.


