E premte e zezë nëpër rrugët e Korçës, 7 të plagosur në 4 aksidente

schedule17:52 - 30 Gusht, 2019

schedule 17:52 - 30 Gusht, 2019

Shtatë persona janë gjymtuar e dëmtuar këtë të premte në Korçë për shkak të aksidenteve. Dy prej tyre janë fëmijë.

Dy fëmijë të moshës 11 dhe 12 vjeç plagosen në një aksident që u regjistrua në unazën e qytetit.

Ngjarja ndodhi në orët e pasdites së kësaj të premteje dhe të miturit ishin duke lëvizur në këmbë në  anën tjetër të rrugës. Ata u  përplasen nga një mjet, i cili udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, kurse policia ndaloi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Në më pak se një orë diferencë në lagjen 4 të qytetit një i moshuar mbeti i plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.

Edhe në këtë rast, shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e njërit prej mjeteve të përfshirë.

Më herët, tre persona u dëmtuan nga përplasja ballore e dy makinave në rrugën nacionale Korçë -Pogradec, në afërsi të Pirgut.

Dy prej të plagosurve në gjendje kritike për jetën janë transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Aksidenti i radhës u shënua gjatë pasdites vonë në rrugën Korçë –Ersekë. Përplasja e dy mjeteve shkaktoi dëmtimin e njërit prej drejtuesve.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!